Ambasadori i SHBA-së në Kosovë Jeff Hovenier, me një postim në rrjetin social Twiter ka reaguar për takimin e 18 marsit në Ohër, në të cilin kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vucic janë pajtuar që ta implementojnë zbatimin e marrëveshjes së dakorduar më 27 shkurt në Bruksel, shkruan Gazeta Metro.
Ai tha se SHBA do të ofrojë mbështetje të plotë për zbatimin e detyrimeve që dakin nga kjo marrëveshje.
“Është arritur marrëveshje e rëndësishme. Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë mbështetje të plotë për zbatimin e këtyre detyrimeve në përputhje me përpjekjet tona afatgjata për të avancuar sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin për popullin e Kosovës dhe të rajonit”, ka shkruar ai.
An important agreement has been reached. The United States will provide full support for the implementation of these obligations consistent with our long-term efforts to advance security, stability, and prosperity for the people of Kosovo and of the region. https://t.co/LYOh4ARX4R
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) March 19, 2023
Po ashtu sot ka reaguar edhe zëdhënësja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar të SHBA’së, Adrienne Watson.
Në një postim në Twitter, Watson u ka bërë thirrje të dyja palëve që të fillojnë zbatimin e detyrimeve të tyre sa më shpejt të jetë e mundur.
”Ne mirëpresim marrëveshjen e lehtësuar nga BE-ja dhe të mbështetur nga SHBA-ja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe u bëjmë thirrje të dyja palëve që të fillojnë zbatimin e detyrimeve të tyre sa më shpejt të jetë e mundur,” ka shkruar ajo.
We welcome the EU-facilitated and U.S.-supported deal to normalize relations between Kosovo and Serbia and urge both sides to start the implementation of their obligations as soon as possible. https://t.co/DelclmTcS3
— Adrienne Watson (@NSC_Spox) March 19, 2023
Kujtojmë se dje pas takimit maratonik që zgjati më shumë se 10 orë Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borrell, pala kosovare dhe ajo serbe janë pajtuar për Aneksin e implementimit të marrëveshjes drejt rrugës së normalizimit të tyre.
”Synimi i takimit të sotëm ishte që Kosova dhe Serbia të pajtohen si ta implementojnë marrëveshjen e pranuar në takimin e kaluar të nivelit të lartë më 27 shkurt. Sot ishte synimi si të zbatohet. Kjo do të thotë hapa praktikë se çfarë duhet të bërë, kur duhet të bërë, nga kush duhet të bëhet dhe si.”
Përmes portalit EEAS, BE’ja më vonë publikoi Aneksin e Implementimit të Marrëveshjes për Normalizim të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Pika më e nxehtë e ujdisë ajo që i përket nenit 7, njëherazi është pika më kontroverse për vet kryeministrin Albin Kurti, ajo e vetëqeverisjes së serbëve të Kosovës përmes një Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe.
Aty obligohet direkt Kosova që të fillojë procedurat për themelimin e kësaj niveli të vet-menaxhimit siç quhet ‘menjëherë’ siç tha Përfaqësuesi i Lartë i Komisionit Europian, Josep Borrell./gazetametro.net