Loading…

Hovenier: Pas marrëveshjes për targat, të merret me urgjencë propozimi për normalizim

  • 24/11/2022 | 21:11

Hovenier: Pas marrëveshjes për targat, të merret me urgjencë propozimi për normalizim

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ka thënë se qeveria amerikane është falënderuese për marrëveshjen që është arritur dje në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për targat.


Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se dje Qeveria e Kosovës shkoi aty ku Perëndimi dëshironte të shkonte.

“Një nga gjërat, për të cilat unë jam falënderues dhe mendoj se e tërë ambasada e SHBA-së dhe qeveria e SHBA-së është falënderuese, është fakti se një marrëveshje u arrit dje me lehtësimin e BE-së ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të bërë dy gjëra, mendoj shumë të rëndësishme”.

“Një është që të shmanget eskalimi i mëtutjeshëm dhe të ndërmerren hapa që e reduktojnë eskalimin e krijuar për implementimin e regjimit të targave të veturave dhe zotimi i dytë ishte që me urgjencë të merret ky propozim për normalizim që është prezantuar nga Bashkimi Europian dhe është mbështetur nga Franca dhe Gjermania që të vazhdohet me këtë çështje shumë të rëndësishme”, ka thënë Hovenier.

Tutje ai ka thënë se Qeveria e Kosovës dje u angazhua në një mënyrë që ishte konstruktive dhe e dobishme.

“Ne e shohim këtë si një sukses shumë të madh dhe një hap shumë të madh përpara dhe dua ta pranoj se Qeveria e Kosovës dje u angazhua në një mënyrë që ishte konstruktive dhe e dobishme dhe na ndihmoi të arrijmë aty ku i tërë komuniteti ndërkombëtar donte ta shihte fundin e kësaj. Kjo është pikëpamja ime fillestare për atë që ka ndodhur dje, një hap shumë i rëndësishëm përpara për të dyja shtetet në një përkushtim të vazhdueshëm që të punojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe të deeskalojnë disa çështje që na pengonin që të punojmë në disa nga çështjet e rëndësishme strategjike”, ka pohuar Hovenier, njofton Klankosova.tv.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë