Loading…

Hovenier pas takimit me Kurtin: De-eskalimi në Veri është urgjencë

  • 01/06/2023 | 16:47

Hovenier pas takimit me Kurtin: De-eskalimi në Veri është urgjencë

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, tha se patën një diskutim të mirë rreth situatës në veri të vendit, por se nuk ka arritur t’ia ndërrojë mendjen kryeministrit Kurti.


Hovenier tha se në këtë takim ka theksuar edhe njëherë qëndrimin e ShBA-së, për nevojën e menjëhershme të depërshkallëzimit të situatës dhe për mënyrat se si mund të arrihet – me tërheqjen e njësive speciale dhe kryetarëve nga zyrat e komunave veriore.

“Folëm veçanërisht për problemet aktuale, situatën ne veri të Kosovës. Ja përsërita edhe njëherë qëndrimin e ShBA-së,  sic është shprehur edhe sekretari Blinken, për nevojën e marrjes së hapave të menjëhershëm për depërshkallëzim të situatës”.

“Depërshkallëzimi mund të arrihet nëse kryetarët nuk punojnë nga zyrat dhe nëse njësitë speciale tërhiqen”.

“Nuk mund të them se ja ndërrova mendjen Kurtit, por patëm një diskutim të mirë dhe është e qartë ajo që ShBA thotë se duhet të ndodhë”, thekso ai.

Krahas reagimeve të ashpëra të ambasades amerikane në Kosovë, dhe thirrjes së saj për qetësim të situatës, me ngjarjet në veri është marrë edhe sekretari amerikan, Anthony Blinken.

Ai sot në Norvegji sekretari amerikan i shtetit u bëri thirrje Kurtit dhe Vucicit që të veprojnë me përgjegjësi dhe të ecin përpara.

“Eskalimi atje dhe veprimet e marra i çojnë të dyja palët, Kosovën dhe Serbinë, në drejtim të gabuar,  sepse përgjigja që po kërkojmë është de-eskalimi, evitimi i veprimeve të njëanshme dhe kthimi në procesin e normalizimit të udhëhequra nga BE. Kjo është ajo që u premton të dyja palëve integrim në strukturat euroatlantike në të ardhmen”, ka thënë Sekretari Blinken

Përndryshe, Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ditë më parë, më saktësisht të premten e kaluar ka reaguar ashpër duke dënuar aksionin e Policisë së Kosovës në veri.

Në reagimin e tij Blinken i ka bërë thirrje Kurtit të ndalojë menjëherë veprimet që ai i ka quajtur “masa të dhunshme” dhe të ripërqendrohet në dialog.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënuan të premten veprimet e Qeverisë së Kosovës “për të hyrë me forcë në ndërtesat e komunave në veri të Kosovës”.

Me anë të një deklarate, Blinken u shpreh se kjo qeveri i ndërmori këto veprime në kundërshtim me këshillat e Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë të Kosovës.

“Këto veprime kanë përshkallëzuar në mënyrë të mprehtë dhe të panevojshme tensionet, duke minuar përpjekjet tona për të ndihmuar në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do të kenë pasoja për marrëdhëniet tona dypalëshe me Kosovën”, thotë deklarata.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë