Ambasadori Amerikan, Jeff Hovenier, i ka shkuar sot në zyre, Goran Rakic’it, ministër për Komunitete dhe Kthim si dhe kryetar i Listës Serbe. Hovenier pas takimit ka thënë se me Rakicin ka folur për atë që ngjau në veri ditë me parë, shkruan Gazeta Metro.
Siç ka thënë Ambasadori Hovenier, ai ia ka rikujtuar Rakic’it disa qëndrime të SHBA’së.
“Ne folëm për rëndësinë e depërshkallëzimit të disa prej çështjeve. I kujtova disa nga qëndrimet e SHBA-së për disa nga çështjet që përfshijnë masat e reciprocitetit që Qeveria e Kosovës ka dashur t’i vendosë. Nga këndvështrimi ynë janë në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe janë legjitime. Ne gjithashtu folëm për rëndësinë që të sigurohemi që shqetësimet e komunitetit serb të Kosovës të përfshihen në këto bisedime dhe të jenë një element se si do të vazhdojnë gjërat”, tha Hovenier./gazetametro.net