Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka pritur sot në Kosovë ambasadoren Byrnes dhe Gjeneral Major Lasica nga Komanda Europiane e SHBA’së, ndërsa ka theksuar se vendi i tij e mbështetë tranzicionin e FSK’së në forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike, shkruan Gazeta Metro.
Në Ambasadën amerikane në Kosovë sot kanë qëndruar dy ambasadorja Byrnes dhe Gjeneral Major Lasica nga Komanda Europiane e Shteteve të Bashkuara, të cilët janë pritur nga ambasadori Hovenier.
Ndërsa mesazhi që ka përcjellë Hovenier krah këtyre ushtarakëve ka qenë jo pak i rëndësishëm.
Ai ka thënë se SHBA’të e mbështesin tranzicionin e FSK’së në një forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike, profesionale, të ndërveprueshme nga NATO.
“Jam i gëzuar që po mirëpres ambasadoren Byrnes si dhe Gjeneral Major Lasica nga Komanda Europiane e Shteteve të Bashkuara për një vizitë në Kosovë. SHBA-ja mbështet plotësisht tranzicionin gjithëpërfshirës të FSK-së në një forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike, profesionale, të ndërveprueshme nga NATO. Krenar për bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm dhe të shkëlqyer”, ka shkruar Hovenier./gazetametro.net
Pleased to welcome Amb Byrnes and Maj Gen Lasica from @US_EUCOM for a visit to Kosovo. The U.S fully supports KSF’s comprehensive transition into a multi-ethnic, professional, NATO-interoperable territorial defense force. Proud of our continuous & excellent cooperation. pic.twitter.com/IVjCYQ17VE
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) March 22, 2023