Loading…

Hovenier rikthehet në Kosovë me tri premtime: Për 13 vjet është bërë mrekulli, por ka punë të pakryera

  • 21/01/2022 | 14:25

Hovenier rikthehet në Kosovë me tri premtime: Për 13 vjet është bërë mrekulli, por ka punë të pakryera

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Jeff Hovenier, është rikthyer në Kosovë me tri premtime. Ambasada amerikane në Kosovës ka publikuar një video-mesazh përmes të cilit ka treguar angazhimin e tij politik në të kaluarën dhe lidhjet e forta që ka me rrugëtimin e Kosovës për liri dhe pavarësi, shkruan Gazeta Metro.


Në postimin në Facebook, Hovenier thotë se për pozitën e ambasadorit në Kosovë ka marrë besimin e fortë të presidentit amerikan, Joe Biden, dhe të Sekretarit të Shtetit, Anthony Blinken, dhe thotë se pas vendosjes në Prishtinë do të angazhohet për forcimin e mëtejmë të lidhjeve në mes të Kosovës dhe Amerikës.

Ambasadori amerikan thotë se nuk është një njeri i huaj për Kosovën, meqë përgjatë viteve të dekadave të fundit, bashkë me kolegët e tij, ka përfaqësuar qëndrimin amerikan në mbrojtje të njerëzve të Kosovës, sovranitetit dhe pavarësisë.

“Në shumë mënyrë, unë jam personifikimi i bashkërrugëtimit ne mes të Kosovës dhe Amerikës për gjatë dekadave”, ka thënë Hovenier.

Ai ka rikujtuar pjesëmarrjen e tij në procesin e Ramubjesë si anëtarë i delegacionit amerikan. Tutje Hovenier thotë se ka qenë edhe pjesë e ekipit të Kombeve të Bashkuar në ekipin e Marti Ahtisarit kur është negociuar për statusin e Kosovës. Derisa shton se më pas ka punuar edhe në Shtëpi të Bardhë gjatë kohës së presidentit Barack Obama dhe është marrë me Ballkanin Perëndimor.

Teksa flet për rrugëtimin dhe zhvillimin e Kosovës, Hovenier thotë se sigurisht që është bërë përparim i jashtëzakonshëm në 13 vitet pas pavarësisë.

‘Të arriturat e Kosovës për 13 vite të shkuara janë thjeshtë mrekulli. Një demokraci e gjallë, ekonomi e aftë si dhe lidership i Kosovës përtej kufijve”, potencon Hovenier.

Megjithatë thotë se disa punë kanë mbetur pa i përfunduar. Prandaj thotë se jep fjalën e tij që do të angazhohet në synimet e përbashkëta.

“ E para, një Kosovë e angazhuar plotësisht dhe e integruar në rajon, Evropë dhe në institucionet euro-atlantike, me raporte të përmirësuara dhe të normalizuara me fqinjët”, ka thënë Hovenier.

Si premtim të dytë, Hovenier thotë se do të angazhohet që Kosova të ketë institucione publike të qëndrueshme, të besueshme dhe efikase që ofrojnë shërbime, ndajnë drejtësi dhe i mbrojnë të drejtat dhe liritë e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Dhe si premtimt të tretë, Hovenier thotë se do të angazhohet për një Kosovë të qëndrueshme, ekonomi dinamike që tërheq investitorët dhe mbron ambientin.

Ai tutje ka folur edhe për veten dhe familjen e tij.

Më poshtë keni postimin e publikuar nga ambasada e SHBA’së në Kosovë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë