Myrto Uzuni ka shkëlqyer me fanellën e Austin FC, duke realizuar tre gola në përballjen ndaj Puebla, të vlefshme për Kupën e Ligave të Major League Soccer në SHBA.
Ky ishte hat-tricku i parë i sulmuesit të Kombëtares shqiptare me skuadrën nga Texas. Uzuni ishte protagonist absolut i ndeshjes, duke udhëhequr Austin FC drejt një paraqitjeje të rëndësishme.
Me tre golat e realizuar ndaj Puebla, shqiptari ka arritur në kuotën e gjashtë golave në 16 ndeshje me Austin FC.
Paraqitja e tij ka bërë bujë edhe në Texas dhe MLS.