Loading…

Hoxha: Kemi dhënë argumente për lirimin e Haradinajt

  • 26/02/2017 | 15:49

Hoxha: Kemi dhënë argumente për lirimin e Haradinajt

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po vazhdon edhe më tej të mbetët në arrest shtëpiak në Francë me një urdhërarrest të shtetit të Serbisë.


E për këtë Ministria e Drejtësisë në Kosovë thotë se kenë kundërshtuar këtë me argumente të pamohueshme se Hardinaj është ndaluar padrejtësisht.

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka thënë se ka bërë gjithçka që ishte nën kompetenca të saj, duke reaguar tek homologu i saj francez në bashkërenditje me institucionet tjera, duke deponuar argumentet e absurditetit të një kërkese nga një gjykatë që juridiksioni i ka përfunduar në 10 qershor të vitit 1999.

“Natyrisht se jam informuar menjëherë, fatkeqësisht, ishte një lajm i tmerrshëm që një lider partie dhe një ish gjeneral, ish kryeministër i Republikës së Kosovës të ndalohet nga një kërkesë e një shteti që në vendin tonë kreu krime monstruoze. Të gjitha veprimet e mia ishin brenda kompetencës dhe përgjegjësive që më ofron pozita ime, reagimi të homologu im francez, në bashkërenditje me institucionet tjera, duke deponuar argumentet e absurditetit të një kërkese nga një gjykatë që juridiksioni i ka përfunduar në 10 qershor të vitit 1999’, tha Hoxha.

Hoxha ka treguar se ministria të cilën ajo e drejton ka dhënë argumente për lirimin e liderit të AAK’së Ramush Haradinaj.

“Kemi dhënë argumentet tona dhe garancitë për lirimin e Z. Haradinaj se ai është ndaluar plotësisht në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, duke cenuar të drejtat e njeriut dhe duke zbatuar një politikë në kundërshtim me parimet mbi të cilat është ndërtuar vet demokracia franceze, shteti francez dhe mirënjohja e Francës ndaj Republikës së Kosovës duke qenë ndër shtetet e para që ka njohur pavarësinë e vendit tonë”, ka treguar Hoxha.

Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, më tej në intervistë për Gazetën Monitor thotë se ndalimi i Haradinajt ka qenë e asaj natyre, ku Interpoli ka zbatuar rregullat e veta në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

“Normalisht që kemi kërkuar lirimin e menjëhershëm të Z. Haradinaj, por, kërkesa për ndalim ishte e tillë që institucioni i Interpol-it të cilit për fat të keq ne ende nuk i takojmë, ka zbatuar rregullat e veta, në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare”, përfundoi Hoxha./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë