Loading…

Hoxha nga Nisma i drejtohet Vetëvendosjes: Tash duroni vezët

  • 23/02/2020 | 10:39

Hoxha nga Nisma i drejtohet Vetëvendosjes: Tash duroni vezët

Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Fazli Hoxha, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavcit, në lidhje me sulmin me vezë ndaj zv.kryeministrit Avdullah Hoti, sulm ky që ndodhi gjatë ditës së djeshme, transmeton Gazeta Metro.


Nagavci me anë të një shkrimi në Facebook, ka thënë se të gjuash me vezë nuk të bën opozitar, pasi që sipas saj, opozitarizmi duet të jetë i bazuar në fakte e argument, me dhënie të propozimeve e ideve alternative.

Ndaj këtyre deklaratave nuk la pa reaguar edhe Fazli Hoxha nga Nisma, i cili tha se po i vjen mirë që tani Lëvizja Vetëvendosje po e kupton se opozita nuk bëhet me vezë por me fakte e argumente.

“Nuk po dua të mbrojë askënd për veprimin e sotëm me vezë ndaj zv/kryeministrit Avdullah Hoti, por me çuditë një postim në Facebook i deputetes Arberie Nagavci e cila paska deklaruar: “Të gjuash me vezë, nuk të bën në vetvete opozitar. Opozitarizmi duhet të jetë i bazuar në fakte e argumente, me dhënje të propozimeve e ideve alternative”.

Pra nuk qenka mirë të gjuash dikë me vezë a? E për ju LVV-në paska qenë mirë atëherë kur gjuanit me vezë sa ishit në opozitë. Po me vjen mirë që tash po e kuptoni se opozita nuk bëhet me vezë por me fakte e argumente. Çka më bë tash këtë shkollë të vezëve ju e keni qitë në dritë, tash durojeni”, ka shkruar Fazli Hoxha. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë