Loading…

Hoxha: Osmani është ngritur duke bërë zhurmë e duke ofenduar

  • 07/04/2021 | 23:24

Hoxha: Osmani është ngritur duke bërë zhurmë e duke ofenduar

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha konsideron që presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është ngritur si politikane duke bërë zhurmë e duke ofenduar.


E ftuar në “ATV, ajo ka folur për kohën sa Osmani ka mbajtur pozitën e presidentit si ushtruese detyrës dhe përdorimin e flamurit të Dardanisë në dokumentet shtetërore.

“Nuk kujtoj çka ka bo. Kujtoj që zakonisht është ngritur duke bërë zhurmë e duke ofenduar – kjo është diçka që e karakterizon, uroj të mos jetë e tillë si presidente. Sa ka qenë ushtruese e detyrës (së presidentit) ajo çka më ka penguar është shfrytëzimi i simboleve të cilat nuk janë brenda ligjit për simbolet shtetërore, që është stema dhe flamuri i Dardanisë që i përket në fakt LDK-së,” – ka thënë tutje Hoxha.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë