Loading…

Hoxha për Kurtin: I ka mbetur nj zhig, prandaj flet kaq shpesh për luftë

  • 22/09/2022 | 23:38

Hoxha për Kurtin: I ka mbetur nj zhig, prandaj flet kaq shpesh për luftë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha ka thënë se deklarimet e shpeshta të kryeministrit Albin Kurti për mundësi lufte në Kosovë, e bëjnë të mendoj se atij i ka mbetur një merak nga lufta e fundit.


Sipas Hoxhës, Kurti pa analizuar mirë po flet për luftë, prandaj sipas saj, kjo po bëhet me qëllimin që të krijohet frikë.

“Të flasësh me kaq lehtësi që do të ketë apo mund të ketë luftë, duke pasur forca të NATO-s brenda Kosovës, pa analizuar asnjë gjë përreth, mendoj se kjo është vetëm për të mbjellë frikë dhe për ta devijuar debatin në tjera arte”, ka thënë ajo në “DPT te Fidani”, transmeton Gazeta Express.

Ajo ka thënë se Kurtit i ka mbetur një zhig, për të qenë akter i rëndësishëm në kohën e luftës.

“Kur kjo bëhet kaq e shpeshtë, unë mendoj se kryeministri ka një problem apo zhig me veten e tij, siç thotë populli, me vetenm që kur ka qenë lufta e vërtetë, o s’ka dashtë o s’ka mujtë me qenë pjesë e luftës tamam. E dimë që krekosjet i ka pasur me akterët e luftës më së shumti. Tash kur ata s’janë, e ka shumë të lehtë të projektë skenarë”, ka deklaruar ajo.

Hoxha ka hedhur akuza të shumta në drejtim të Kurtit, duke thënë se ai po krijon situata dramatike, meqë sipas saj, kjo i shkon karakterit të tij politik.

Ajo ka vlerësuar se Kurti e ka vështirë të mbijetojë në kohëra normale, kur nuk ka kriza dhe vështirësi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë