Loading…

Hoxha: Prioritet luftimi i korrupsionit dhe fuqizimi i gruas

  • 25/09/2019 | 22:09

Hoxha: Prioritet luftimi i korrupsionit dhe fuqizimi i gruas

Dhurata Hoxha, Ministre në detyrë e Ministrisë së Integrimit Evropian, pas hapjes së fushatës elektorale në Mitrovicë, ka theksuar se “kur vendit i duhet më shumë se kurrë ecja përpara, drejt vlerave euro-atlantike, do të angazhohem fuqishëm për luftimin e korrupsionit dhe fuqizimin e gruas, si deri më tani, me vepra”, shkruan Gazeta Metro.


Ja postimi i plotë i znj. Hoxha në fb:

Partia Demokratike e Kosovës, në Mitrovicë, në një atmosferë madhështore, hapi fushatën e cila më 6 tetor do të jetë fituese e padiskutueshme me platformën e kryeministrit të ardhshëm, Kadri Veselit me Listën e kandidatëve më të mirë.

Së bashku me shumë qytetarë, anëtarë dhe simpatizantë të shumtë të Mitrovicës pa dallim, me praninë e vet, rikonfimuam se Mitrovica ishte dhe mbetet bastion i PDK-së, qytet i Kryeministrit të ardhshëm, qytet që vendit i jep krenari.

Sot, kur vendit i duhet më shumë se kurrë ecja përpara, drejt vlerave euro-atlantike, do të angazhohem fuqishëm për luftimin e korrupsionit dhe fuqizimin e gruas, si deri më tani, me vepra!
Urime dhe suksese për të gjithë kandidatët e PDK-së, voto 112!/gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë