Loading…

Hoxha shqiptar: Atdheu ynë është xheneti, kush piu alkool këtu nuk do të pi në xhenet (Video)

  • 27/08/2017 | 18:28

Hoxha shqiptar: Atdheu ynë është xheneti, kush piu alkool këtu nuk do të pi në xhenet (Video)

Një hoxhë shqiptar ka folur prapë për atë që mund të ketë në botën e përtejme, në të cilën fetarët besojnë.


Ai ka thënë se atdheu i njerëzve është xheneti, duke shtuar se meqë Ademi dhe Hava janë kthyer nga Xheneti, ai duhet të jetë atdheu i secilit, shkruan gazetametro.net.

Por hoxha ka folur edhe për alkoolin në xhenet, i cili është përfolur edhe më herët. Ai e ka përsëritur këtë, por ka thënë se atë do ta gëzojnë vetëm ata që nuk e përdorin ‘në këtë botë’.

‘Pejgamberi po thotë, kush po pin alkool në këtë botë, s’do të pi në botën tjetër. E kush nuk e pi këtu, do të pijë alkoolin e xhenetit’, ka thënë Hoxha.

Gjithashtu, Hoxha ka folur edhe për shpërblimet e tjera për ata që, sipas tij, shkojnë në xhenet. Hoxha ka thënë që secili njeri që arrinë xhenetin do t’i ketë 1 mijë shërbëtorë.

E për çështjen e ‘grave të xhenetit’, për të cilën gjë u fol shumë kohëve të fundit, nuk e ka lënë pa u deklaruar as ky hoxhë. Ai ka thënë se më së paku një njeri mund të ketë 2 hyri, ndërkaq më së shumti do t’i ketë aq që vdes shehid, të cilit sipas hoxhës do t’i takojnë 72 hyri.

Për deklaratat e tilla të disa hoxhallarëve kohëve të fundit është diskutuar shumë. Sidomos është ironizuar për çështjen e ‘grave të xhenetit’, për të cilën gjë ka pasur kritika se islami në qendër të tij ka vetëm burrin./gazetametro.net

Për më shumë, dëgjoni ligjëratën e hoxhës:

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë