Loading…

Hoxhaj: 11 shtatori, ditë e dhimbjes por edhe ditë e kthesës

  • 11/09/2019 | 11:52

Hoxhaj: 11 shtatori, ditë e dhimbjes por edhe ditë e kthesës

Zëvendëskryeministri i Kosovës në detyrë, njëherësh edhe nënkryetar i PDK-së, Enver Hoxhaj, në përvjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, ka thënë se populli kosovar ka qenë dhe do të jetë gjithmonë përkrah popullit mik amerikan, shkruan Gazeta Metro.


Hoxhaj, përmes postimit të tij në Facebook, kujton 11 shtatorin si ditë të dhimbjes dhe të kthesës dhe thotë se kjo ditë ka bashkuar tërë botën në luftën kundër të keqës globale.

Ai së bashku me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett dhe kryeministrin në dorëheqje, Ramush Haradinaj, morën pjesë në zbulimin e memorialit “Kosova Remembers”, në nderim të viktimave të sulmeve te 11 shtatorit.

Postimi i plotë:

11 shtatori kujtohet në botë si ditë e dhimbjes por edhe ditë e kthesës. Humbja e jetëve të pafajshme me 11 shtator bashkoi tërë botën në luftën kundër të keqës globale.

Ajo ditë, dëshmoi se themeli i lirisë, paqes dhe sigurisë globale është çdo herë e më i palëkundur kur popujt bashkohen për të mirën e përgjithshme.

Populli i Kosovës ka qenë dhe do të jetë gjithmonë përkrah popullit mik amerikan!

Sot, së bashku me ambasadorin amerikan, Philip Kosnet dhe kryeministrin në dorëheqje, Ramush Haradinaj, zbuluam memorialin “Kosova kujton”, në nderim të viktimave të 11 shtatorit të vitit 2001 në ShBA. /gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë