Loading…

Hoxhaj apel mërgatës: Merrni pjesë në votime, Kosova është bllokuar nga një qeveri e papërgjegjshme

  • 07/05/2026 | 08:31

Hoxhaj apel mërgatës: Merrni pjesë në votime, Kosova është bllokuar nga një qeveri e papërgjegjshme

Ish-deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që jetojnë jashtë vendit të aplikojnë për pjesëmarrje në zgjedhjet e 7 qershorit, transmeton Gazeta Metro.


Përmes një video-mesazhi të publikuar në Facebook, ai vlerësoi rolin që diaspora ka pasur ndër vite për Kosovën, duke kujtuar kontributin e saj në periudha të rëndësishme historike dhe politike të vendit.

“Ka nisur regjistrimi për zgjedhjet e 7 qershorit dhe ju ftoj të regjistroheni. Mërgata ka qenë gjithmonë pranë Kosovës në rrugëtimin e saj drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit”, deklaroi ai.

Në reagimin e tij, Hoxhaj foli edhe për situatat aktuale politike, duke akuzuar pushtetin për mungesë serioziteti dhe përgjegjësie në udhëheqjen e vendit. Në fund, ai inkurajoi bashkatdhetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe të jenë pjesë e procesit zgjedhor.

“Sot Kosova është e bllokuar për shkak të një qeverie dhe shumice parlamentare të papërgjegjshme. Vendi ka nevojë për një drejtim të ri, më serioz dhe që rikthen besimin. Zëri juaj është i rëndësishëm. Regjistrohuni dhe votoni!”, deklaroi ai./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë