Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm të Vishegradit dhe Ballkanit në Varshavë të Polonisë ka thënë se Ivica Daçiq ka qenë zëdhënësi i regjimit të Millosheviqi dhe njeriu i dytë në partinë e tij.
Sjelljen dhe diskursin e Daçiqit në raport me Kosovën dhe përpjekjet e tij për ta penguar Kosovën në forcimin e shtetësisë dhe interimit të BE-së, Hoxhaj e krahasoi atë me Sllobodan Millosheviqin.
“Është një ironi e historisë të shohësh Ivica Daçiqin duke folur për pajtim, një njeri që ka qenë zëdhënës i regjimit të Millosheviqit dhe njeriu i dytë në partinë e tij”, ka thënë Hoxhaj.
Gjithashtu ai tha se Serbia asnjëherë nuk ka marrë përgjegjjësinë e luftërave kundër Sllovenisë, Koracisë, Bosnjës dhe Kosovës.
“Serbia është përgjegjëse për katër luftëra si kundër Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës dhe asnjëherë nuk e ka marr përgjegjësinë. Nuk ka pajtim pa marrë përgjegjësi Beogradi”, ka thënë Hoxhaj.
Daçiq në fjalimin e tij më shumë ishte ankuar në BE-në se herë përpiqet ta trajtojë Kosovën si gjoja rast të veçantë e në anën tjetër këtu në Varshavë e trajton si shtet.
Veçmas Daçiqit i ka penguar takimi i javës së kaluar i Stabilizim Asociimit Kosovë-BE në Bruksel.