Loading…

“Thaçi, Qeveria dhe SHBA-të po përgatisin një plan për transformimin e FSK-së”

  • 13/04/2017 | 21:48

“Thaçi, Qeveria dhe SHBA-të po përgatisin një plan për transformimin e FSK-së”

E plotësuar: 

10:15 – Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka treguar se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me Qeverinë e vendit dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke hartuar një plan për transforimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.

“Ne jemi me një proces e sipër që të dalim me një plan veprimi të përbashkët që do të jetë edhe i miqve tanë amerikanë, edhe i Presidentit Thaçi edhe i Qeverisë së Kosovës, për atë se kur do të fillon procesi i transforimit të FSK-së”, ka thënë Hoxhaj në Zona e Debatit në Klan Kosova.

“A do të ndodhë fillimisht përmes një përpjeke në Kuvendin e Kosovës që të ndryshohet Kushtetuta, do të mbetet të shihet, por ka filluar një dialog mes Presidentit me pjesëtarë të komunitetit serb”.

“Thaçi është takuar me ambasadorin amerikan, Greg Delawie, disa herë. Tash ka një qartësi të plotë si do të vazhdohet përpara”.


21:48

Shumëkush mendon se Bashkimi Europian demarkacionin e ka vënë si kusht për liberalizimin e vizave vetëm në vitin 2016 dhe se më parë një kusht i tillë nuk ekzistonte, por këtë e ka demantuar ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Ai ka deklaruar në Zona e Debatit në Klan Kosova se një kriter i tillë për vizat ekziston qysh para pesë vjetëve.

“Çështja e mosratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi është një temë që e ka bllokuar Kuvendin dhe e cila ka të bëjë më mënyrë direkte me liberalizimin e vizave. Është një kriter që ekziston prej vitit 2012 në udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave”, ka deklaruar Hoxhaj, njofton Klan Kosova.

“Është absurde nëse dikush pretendon që në 2016 papritur është shfaqur. Sikur që ndodh që njerëzit nuk i lexojnë dokumente me kohë. Nëse ne nuk tregojmë kapacitet shtetëror, qoftë qeveria, qoftë partitë, apo deputetët, atëherë shtrohet pyetja; çfarë po bëjmë?”.

“Përtej liberalizmit të vizave është edhe një rrafsh tjetër; në këto nëntë vjet kemi ndërtuar një shtet hap pas hapi, por ne nuk jemi anëtarë të OKB-së dhe demarkimi i kufiri do ta shndërronte këtë kufi (kufirin me Malin e Zi) në kufi ndërkombëtar dhe fakti që Kosova nuk është anëtare e OKB-së, mjerisht ky është kusht për liberalizim vizave. Mund ta debatojmë a është i drejtë, apo jo ky kusht. Por ne si politikan duhet të marrim përgjegjësi”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë