Loading…

Hoxhaj dënon gjuhën e Vucicit dhe Djuricit ndaj Policisë së Kosovës

  • 28/03/2018 | 16:16

Hoxhaj dënon gjuhën e Vucicit dhe Djuricit ndaj Policisë së Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka dënuar gjuhën e përdorur ndaj Policisë së Kosovës, nga ana e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe e Marko Gjuriqit.


Hoxhaj ka thënë se gjuha e përdorur është raciste, shoviniste dhe e papranueshme, ndërsa ka ripërsëritur se aksioni i së hënës nuk ka qenë i drejtuar kundër komunitetit serb të Kosovës, por kundër një zyrtari që ka hyrë në Kosovë në mënyrë ilegale.

“Gjuha e përdorur ndaj Policisë së Kosovës, nga ana e presidentit serb Vuçiq dhe e të arrestuarit Gjuriq, është raciste, shoviniste dhe e papranueshme. Ky aksion assesi nuk ka qenë i drejtuar kundër komunitetit serb të Kosovës. Aq më pak, kur Policia e Kosovës është institucion multietnik, dhe shumë pjesëtarë të saj vijnë edhe nga komuniteti serb”, ka thënë Hoxhaj.

“Edhe një herë ritheksoj se kushdo nga zyrtarët serbë që mendon se mund t’i shkelë Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, si dhe marrëveshjet e arritura në Bruksel, e ka gabim, dhe të njëjtit do të përgjigjen para ligjit”, shkroi Hoxhaj në reagimin e postuar në Facebook.

Hoxhaj deklaroi se Policia e Kosovës ka zbatuar Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, si dhe marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

“Njësia speciale e Policisë së Kosovës në ndërhyrjen e saj për arrestimin e zyrtarit serb Marko Gjuriq, i cili hyri në Kosovë ilegalisht, të hënën, ka zbatuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjet dhe marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel”, ka përfunduar Hoxhaj deklaratën e tij.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë