Loading…

Hoxhaj e bën të qartë edhe njëherë: Kandidatura e Lladrovcit për kryetar të Drenasit, është punë e kryer

  • 08/06/2021 | 21:58

Hoxhaj e bën të qartë edhe njëherë: Kandidatura e Lladrovcit për kryetar të Drenasit, është punë e kryer

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK’së), Enver Hoxhaj, ka thënë se kandidimi i Ramiz Lladrovcit për kryetar të Drenasit në zgjedhjet lokale të kësaj vjeshte është punë e kryer, shkruan Gazeta Metro.


Hoxhaj ka thënë se kandidimet tjera nga dega e PDK’së në Drenas janë mendime të izoluara që s’e kanë përkrahjen e Kryesisë së qendrës.

“Kandidati për kryetar të Drenasit është Ramiz Lladrovci që me vendim të Kryesisë së PDK’së është konfirmuar që të garojë në Drenas. Sikurse Agim Aliu në Ferizaj dhe kryetarët aktualë të komunave të tjera do të jenë kandidatë. Aty ku qeverisim ata kryetarë të vazhdojnë. Këtë ia kam bërë të qartë edhe Kryesisë së degës në Drenas dhe që kjo është temë e mbyllur. Kandidatura e Lladrovcit është temë e mbyllur”, është shprehur ai.

Hoxhaj ka thënë se përkundër mosbindjeve, partitë politike kanë rregulla dhe njëra prej tyre e partisë që po udhëheq është që degët i propozojnë kandidatët ndërsa miratimin e bën Kryesia qendrore.

I pari i PDK’së, lavdëroi punën e deritanishme të Lladrovcit në krye të Drenasit dhe tha se është i bindur që ai do të fitojë sërish, madje pa balotazh.

“Ne kemi komuna dhe shqetësime më të mëdha sesa bastionet e PDK’së siç është Drenasi dhe Skenderaj”, ka thënë Hoxhaj në Rubikon. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë