Loading…

Hoxhaj e ka parë draftin, thotë se plani gjermano-francez e çon Kosovën në NATO

  • 01/11/2022 | 19:20

Hoxhaj e ka parë draftin, thotë se plani gjermano-francez e çon Kosovën në NATO

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka folur në emisionin e përjavshëm të RTK-së, “Zona e Parlamentit”, për dialogun Kosovë-Serbi dhe presionin e shtuar ndërkombëtar për një marrëveshje gjithëpërfshirëse.


Hoxhaj ka theksuar se ky është një moment historik, kur mund të arrihet një marrëveshje finale. Ish-ministri i jashtëm, pas një vizite në Berlin është shprehur se e ka parë nga afër planin gjermano-francez, që po qarkullon prej disa javësh në media.

Sipas Hoxhajt, ky plan e çon Kosovën drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.

Sa i takon njohjes së ndërsjellë, ai vlerësoi se ky është një proces që merr ende kohë.

Duke folur për refuzimin e PDK-së që të marrë pjesë në takimin e ftuar nga kryeministri Kurti, Hoxhaj potencoi se opozita nuk duhet t’i refuzojë ftesat e tilla.

Nënkryetari i Kuvendit ritheksoi mbështetjen e tij për nismën e Ballkanit të Hapur, duke adresuar kritika ndaj LDK-së, AAK-së dhe vetë partisë së tij. Hoxhaj ua ka rikujtuar ish-qeveritarëve kosovarë, se po e harrojnë marrëveshjen e Uashingtonit, ku sipas tij, pranohet edhe Ballkani i Hapur.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë