Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka thënë se Bashkimi Evropian duhet ta shpërblejë së shpejti Kosovën, të paktën me statusin e vendit kandidat për anëtarësim kjo për shkak të, siç ka thënë ai, ” kompromiseve që Kosova ka bërë me Serbinë në dialogun e Brukselit”.
Këto komente, kryediplomati kosovar i ka bërë pas raportimit të disa ministrave në Komisionin për Stabilizim-Asociim ku shumë nga ministrat kanë raportuar për më shumë se tre orë lidhur me atë se sa dikasteret e tyre kanë plotësuar obligimet që dalin nga MSA-ja