Loading…

Hoxhaj kërkon raportim me dyer të mbyllura për MSA ‘në, VV braktis mbledhjen

  • 03/04/2017 | 12:38

Hoxhaj kërkon raportim me dyer të mbyllura për MSA ‘në, VV braktis mbledhjen

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj ka raportuar në komisionin parlamentar për Stabilizim Asociim.


Por, kërkesa e kryediplomatit kosovar që ky raportim të bëhet me dyer të mbyllura është kundërshtuar nga deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj – Bujupi, e cila më pas e ka lëshuar sallën.

“Kundërshtojmë dhe theksojmë se është kundër rregullores së Kuvendit, pasi nuk dëgjohet raportimi i tyre dhe argumenteve që anëtarët e komisionit i bëjnë”, ka thënë Bujupi.

Me këtë rast, ajo ka thënë se pushteti po fsheh shumë gjëra gjatë raportimeve.

“Më këtë qasje po shmangët çdo ballafaqim ndërmjet pozitës dhe opozitës rrjedhimit qytetarët të kuptojnë të vërtetën e kësaj qeverie”, ka thënë Bujupi, raporton KTV.

Para këtij komisioni është paralajmëruar se do të raportonte edhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala por ai nuk është paraqitur.

Fjalën e Bujupit mund ta gjeni këtu. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë