Loading…

Hoxhaj: Kurti merrej me ‘Akilin’ në Greqi, ndërsa Kosova mbeti jashtë Samitit të NATO’s në Ankara

  • 08/07/2026 | 21:59

Hoxhaj: Kurti merrej me ‘Akilin’ në Greqi, ndërsa Kosova mbeti jashtë Samitit të NATO’s në Ankara

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, kritikoi vizitën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në Greqi, duke e krahasuar atë me zhvillimet e sigurisë në rajon, përcjell Gazeta Metro.


Hoxhaj tha se në kohën kur Kurti po merrte pjesë në një simpozium në Greqi, në Ankara po zhvillohej Samiti i NATO-s, ku sipas tij Kosova ka mundur të ishte e pranishme të paktën në cilësinë e vëzhgueses.

“Paralelisht me qëndrimin e tij në Greqi, që tregon shumë se si po e menaxhon shtetin ka ndodhur samiti i madh në Ankara, samiti i NATO-s. Tema e takimit të Kurtit në Greqi ishte ‘zemërimi i Akilit’ dhe ‘paralajmërimi i Kasandrës’, tema e simpoziumit ku kishte marrë pjesë ai dhe kjo tregon realisht se në çfarë situate politike është vendi. Do thotë rezultati certifikohet dhe ne nuk e dimë se cili është qëndrimi i partisë e cila i ka fituar zgjedhjet, se si e sheh procesin politik se deri më tash nuk ka ndonjë deklarim. Në një kohë kur bota është e përmbysur dhe e pasigurtë dhe kryeministri ka kohë që të merret me tema të vogla intelektuale dhe Kosova mbetet e paftuar në samitin e NATO-s që ka pasur mundësi të ftohet edhe si vëzhgues”, tha ai.

Hoxhaj u ndal edhe te zhvillimet politike në vend, duke thënë se pret që procesi i formimit të institucioneve të ndjekë të njëjtën rrjedhë si muajt e fundit.

“Mendoj që mund ta shohim skenarin e njëjtë që kemi parë në këto 15 muajt e fundit dhe ne si PDK presim fillimisht qëndrimin e subjektit të parë”, tha deputeti i PDK-së./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë