Deputeti i PDK’së, Enver Hoxhaj, ish kryediplomati i Kosovës kritikon veprimtarinë e qeverisë dhe të kryeministrit Albin Kurti në veri të vendit si të gabuar, transmeton Gazeta Metro.
Hoxhaj në cilësinë e politikanit opozitar kosovar shpjegoi në emisionin Të Paekspozuarit të gazetarit shqiptar Ylli Rakipi, qasjen e PDK’së duke e theksuar se nuk kanë kundërshti me motivin e kryeministrit për shtrirje të rendit dhe ligjit në veri të Kosovës por metodologjisë dhe qasjes së tij, që në rrafshin politik vetëm ka shkaktuar vetëm probleme Kosovës.
Poashtu ai shtoi se nga ajo që po shihet siç tha se qasja e kryeministrit nuk po qon drejt fundit të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë që është njohja e ndërsjellë.
“Ajo se çfarë ka ndodhë me 23 prill, është legale e në përputhje me ligjet e Kosovës, por 3 % të qytetarëve i kanë zgjedhur kryetarët e bashkive, 40 mijë të tjerë janë përjashtuar. Prandaj ne nuk kemi shqetësim me qëllimet e mira të zotit Kurti, por zoti Kurti është duke krijuar në veri të vendit një shoqëri paralele, rezistencën e cila nuk do ta njeh shtetin e Kosovës. Po të ndodhte fuqizimi i sovraniteti ne do të ishim në rregull. Ai është duke e dorëzuar sovranitetin”./gazetametro.net