Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka mirëpritur vendimin e gjykatës për lirimin me kusht të ish Kryeministrit Ramush Haradinaj, megjithëse thotë nuk është i plotë.
Përmes një reagimi në rrjetin social facebook, ai thotë se këto fletarreste janë të motivuara politikisht, por regjimi serb i takon të kaluarës.
“Fletarrestet e Serbisë janë të motivuara politikisht dhe nuk kanë kurrfarë juridiksioni ndaj qytetarëve të Kosovës. Regjimi serb i takon së kaluarës”, ka thënë Hoxhaj.
Ai falenderoi edhe shtetin e Francës për mirëkuptimin që kanë treguar gjatë këtyre ditëve.
”Njëherësh duhet të falënderoj shtetin e Francës për mirëkuptimin dhe ndjeshmërinë që ka treguar gjatë këtyre ditëve”, ka shkrur Hoxha në facebook./Gazetametro.net