Loading…

Hoxhaj në Francë, temë edhe Ramush Haradinaj

  • 20/01/2017 | 19:22

Hoxhaj në Francë, temë edhe Ramush Haradinaj

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka qëndruar sot në Paris ku është takuar me homologun e tij francez, Jean-Marc Ayrault, me të cilin kanë diskutuar për nevojën e thellimit të raporteve bilaterale sidomos në planin ekonomik.

Në takimin mes dy ministrave është diskutuar edhe për rastin e ish Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe mbështetjen e Francës për lobim për njohje dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Hoxhaj citohet të ketë thënë se së shpejti do të organizohet një forum i përbashkët ekonomik mes dy vendeve, ndërsa është shprehur optimist për lirimin e shpejtë të Haradinajt.

“Pata një takim shumë të mirë me ministrin e Jashtëm të Francës, Jean-Marc Ayrault, me të cilin biseduam si të lëvizim prej një bashkëpunimi të shkëlqyer politik në atë ekonomik. U pajtuam për një forum ekonomik të përbashkët që do të mbahet së shpejti. Franca do ta mbështesë Kosovën në shumë fusha, e veçmas në procesin e liberalizimit të vizave. Natyrisht që biseduam edhe për rastin e ndalimit të ish Kryeministrit Haradinaj. Jam optimist se ai do të lirohet së shpejti”, ka thënë Hoxhaj pas takimit.

Kjo është vizita e parë zyrtare e Ministrit të Jashtëm të Kosovës për vitin 2017, ndërsa në ditët e ardhshme ai do të qëndrojë për një turne në Azi ku do të vizitojë disa disa shtete./gazetametro.net

1-hoxhaj-ne-france

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë