Loading…

Hoxhaj në Therandë, mbështetje prodhimeve vendore për qëndrueshmëri ekonomike dhe vende pune

  • 01/06/2017 | 19:22

Hoxhaj në Therandë, mbështetje prodhimeve vendore për qëndrueshmëri ekonomike dhe vende pune

Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka qëndruar sot në Therandë ku ka zhvilluar një sërë takimesh me qytetarë dhe biznese të ndryshme bujqësore dhe prodhuese të kësaj komune.


Hoxhaj ka thënë se Theranda mund të shndërrohet në një qendër të mirfilltë zhvillimore dhe buxhetore, përmes mbështetjes financiare dhe fiskale nga qeveria qendrore.

Ai ka theksuar se potenciali i madh bujqësor dhe prodhues i Therandës, si dhe mbështetja e prodhimeve vendore nga qeveria qendrore është një shtytje e madhe për zhvillimin ekonomik të vendit, krijimin e vendeve të reja të punës, si dhe për një ekonomi sa më të qëndrueshme.

“Theranda është një komunë që mund të shndërrohet në një qendër të mirëfilltë zhvillimore dhe buxhetore, përmes mbështetjes financiare dhe fiskale nga qeveria qendrore. Në vizitat në fabrikën e këpucëve Solid, dhe atë të prodhimit të materialeve ndërtimore dhe izoluese, kuptova kapacitetin e tyre që të eksportojnë mallrat e tyre në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe më gjërë.

Po ashtu, vizitat që kisha në Serrat në Therandë, konfirmuan potencialin e madh bujqësor të kësaj komune në fushën e agrobiznesit. Komuna e Therandës është një model i mirë për të treguar se mbështetja e prodhimeve vendore mund të krijojë sa vende të reja të punës, po aq edhe qëndrueshmëri ekonomike për mbarë vendin”, është shprehur Hoxhaj. Në këto zgjedhje, fokusi i programit Fillimi i Ri me partnerë ka qenë zhvillimi ekonomik i vendit dhe mbështetja e bizneseve të vogla, e vecmas agrobizneseve, si asete me potencial të madh për ta krijuar një bazë të fortë për ekonominë e vendit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë