Loading…

Hoxhaj: Nëse mundësi e luftës është reale, Kurti duhet ta mbledhë Kuvendi e jo të shkojë në Bruksel

  • 12/08/2022 | 10:49

Hoxhaj: Nëse mundësi e luftës është reale, Kurti duhet ta mbledhë Kuvendi e jo të shkojë në Bruksel

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, i cili po flet për një luftë të mundshme në mes të Kosovës dhe Serbisë, shkruan Gazeta Metro.


Në një shkrim në Facebook, Hoxhaj ka thënë se nëse situata është kaq serioze, atëherë kryeministri duhet ta mblidhet Kuvendin e Kosovës e jo të shkojë të takohet me presidentin e Serbisë në Bruksel.

“Gjatë kësaj jave Kryeministri Kurti dy herë foli për një luftë të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë! Javën tjetër Kurti takohet me Vuçiqin në Bruksel! Çfarë kuptimi ka dialogu dhe diplomacia në tavolinë kur në terren po kërcënohemi me luftë? Nëse situata qenka kaq serioze, atëherë do të duhej të mblidhet Kuvendi dhe jo të shkojë kryeministri në Bruksel. Nëse ka ndonjë sinjal për situata serioze, Kurti duhet ta njoftojë opozitën dhe partnerët. Nëse nuk është reale mundësia e luftës, atëherë kush investon në një Kosovë nëse është në gjendje lufte? Kush e njeh më? Si mund të anëtarësohet Kosova në organizata ndërkombëtare? Rrëfimi për Kosovën si shtet në prag lufte aq shumë po dëmton vendin sa që të tejkalojë imagjinatën e Kurtit? Por, nëse situata është serioze, kryeministri Kurti duhet të japë shpjegim publik dhe informim politik neve, deputetëve të Kuvendit”, ka shkruar Hoxhaj.

Sipas tij, kur ka rrezik krerët e shtetit e kanë obligim kushtetues ti informojnë edhe institucionet tjera.

“Sipas Kushtetutës, Kryeministri dhe Presidenti i Republikës kanë për detyrë të thërrasin mbledhjen urgjente të Kuvendit të Kosovës çdoherë kur kanë informacione të besueshme se ka rrezik të drejtëpërdrejtë për luftë dhe konflikt të armatosur, kur rrezikohet siguria dhe mbrojtja e vendit, jeta dhe prona e qytetarëve. Çfarë mënyre komunikimi është kjo e parisë institucionale kur flasin për luftë e nuk zbatojnë detyrat kushtetuese që kanë ndaj vendit dhe qytetarit”, ka shkruar ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë