Loading…

Hoxhaj para evropianëve: Së shpejti do ta bëjmë demarkacionin

  • 20/04/2017 | 17:15

Hoxhaj para evropianëve: Së shpejti do ta bëjmë demarkacionin

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ka thënë se shqetësim i madh për Qeverinë e Kosovës është mos njohja nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, e që sipas tij nuk kanë arsye për këtë veprim.


Ai ka thënë se nga kjo mos njohje, Kosovës i paraqiten sfida për anëtarësim të sigurisë, për shkak se i nevojitet mbështetja e BE-së për t`u bërë anëtare në INTERPOL.

“Sa i përket numrit të njohjeve kemi pasur rritje, kemi pasur anëtarësim në organizata të ndryshme, për qeverinë e Kosovës dhe Kuvendin ndër shqetësimet më të mëdha mbetet mos njohja nga pesa vende brenda Bashkimit Evropian të cilët nuk kanë arsye për një gjë te tillë. Mosnjohja e Kosovës ka krijuar marrëdhënie disa nivelesh e me BE-në. Kosova ka sfida në anëtarësimin e sigurisë, pra për te pasur siguri integrale duhet të duhet të kemi ushtrinë dhe fsk të shndërrohet ne ushtri duam mbështetjen e juaj qe Kosova te behet pjesë e organizatës se sigurisë siç është INTERPOL”, ka thënë ai.

Hoxhaj ka drejtuar para pjesëmarrësve të BE-së bllokimin e liberalizimit të vizave për qytetarët kosovare, duke thënë se Kosova ka pasur shumë kushte dhe se është duke u punuar në plotësimin e kushtit të fundit, atë të demarkacionit me Malin e Zi.

Po ashtu, ministri Hoxhaj ka folur rreth dialogut me Serbinë, duke thënë se ky shtet nuk i ka respektuar të gjitha marrëveshjet e ndër to është ajo e energjetikës.

“Ajo qe po e luan besimin e qytetareve te Kosovës drejt be-së është bllokimi i liberalizimit, Komisioni Evropian veçse ka rekomanduar Kosovën për një gjë të tille i jemi mirënjohës Parlamentit Evropian dhe jemi te bindur qe demarkacioni është kushti i fundit, jemi duke punuar që të kemi mbështetje sa më të madhe në Kuvend për këtë, dua të them se Kosova në raport me liberalizimi e vizave ka pasur shumë më shumë kushte se vendet e tjera. Në Kosovë ka dallime për demarkacionin dhe rezultateve të dialogut dhe asociacionit ne jemi të interesuar qe përmes dialogut të brendshëm ti tejkalojmë këto dallime pra më lejoni të them se shqetësimi ynë në dialogun me Serbinë është mos respektimi i marrëveshjeve të arritur një ndër to në energjetikë”, ka thënë tutje ai.

Hoxhaj nuk ka lënë pa përmendur urdhër-arrestet e lëshuara nga Serbia, siç është rasti i fundit me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili po vazhdon të qëndrojë në Francë.

Ai u ka bërë thirrje serbëvë të Kosovës që të mos marrin urdhëra nga liderët serbë dhe të mos bëhen shërbëtorë të tyre.

“Një çështje e ndjeshme qe është shfaqur së fundi është lëshimi i urdhërarresteve nga ana e Serbisë, ndalimi i Haradinajt është akt provokues dhe i papërgjegjshme në raport me Kosovën. Dua ti ftoj vendet e juaja dhe te tjerët që të mos bien pre e Serbisë për ti nd

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë