Enver Hoxhaj, anëtar i PDK’së, ka thënë se partia e tij do të punojë pa u kursyer në të mirën e qytetarëve dhe shtetit edhe duke qenë në opozitë në legjislaturën e re, transmeton Gazeta Metro.
Hoxhaj në një postim në Facebook ka falënderuar të gjithë qytetarët për besimin e dhënë.
“Dua të shpreh falënderimin për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që më kanë dhënë besim të pakursyer për t’i përfaqësuar, gjë të cilën do ta bëjë më së miri që di dhe mundem, ashtu siç e kam bërë deri tani”, ka shkruar ai.
Tutje ai ka thënë se do të jap kontribut në të mirën e vendit dhe për të mirën e përgjithshme brenda PDK’së.
“Duke e çmuar lart besimin tuaj, do të vazhdoj edhe më tutje të jap kontributin tim në të mirën e vendit dhe për të mirën e përgjithshme brenda Partisë Demokratike të Kosovës, i zgjedhur në legjislaturën e gjashtë me radhë si deputet.Urime të gjithëve dhe të vazhdojmë aty ku kemi mbetur”, ka shkruar Hoxhaj./gazetametro.net