Loading…

Hoxhaj për Kurtin: Nuk e merr seriozisht dhe nuk i beson askush

  • 18/09/2023 | 21:57

Hoxhaj për Kurtin: Nuk e merr seriozisht dhe nuk i beson askush

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka komentuar paraqitjet e kryeministrit Kurti në media pas takimit ne Bruksel me 14 shtator. Hoxhaj thotë se Kurtin nuk e merr seriozisht dhe nuk i beson askush.


Hoxhaj për “Rubikon”, tha se Kurti është demantuar edhe nga Bashkimi Evropian një ditë pas takimit të fundit ne kuadër të dialogut në Bruksel.

“Kryeministrin e Kosovës nuk e marrin seriozisht, nuk i beson askush, sepse kryeministri i Kosovës është ai i cili me 14 shtator negocion në Bruksel dhe thotë se në Bruksel vetëm ky ka bërë një propozim konkret dhe serbët kanë dorëzuar një plan të vjetër dhe me 15 shtator demantohet nga Bashkimi Evropian, ku del një plan konkret i cili ka qenë temë e debatit në mes të kryeministrit të Kosovës, presidenti serb dhe ndërmjetësve Borrell dhe Lajçak”, u shpreh ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë