Loading…

Hoxhaj: Raporti Kosovë – SHBA në nivelin më të ulët

  • 28/02/2019 | 14:45

Hoxhaj: Raporti Kosovë – SHBA në nivelin më të ulët

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka alarmuar për një raport siç ka thënë në nivelin më të ulët mes Kosovës dhe SHBA’së, transmeton Gazeta Metro.


Hoxha këtë njoftim e ka bërë pas takimit me zyrtarët e lartë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Këtë zhvillim Hoxhaj e ka quajtur të papranueshëm

Këtë zhvillim aspak të mirë, Hoxhaj e ka quajtur të papranueshëm

Ky është postimi plotë i Hoxhaj’t :

‘Takim i shkëlqyeshëm me zyrtarët e lartë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Erath dhe Brad Berkley. U siguruam për përkushtimin amerikan që procesi i dialogut me Serbinë të përmbyllet me njohje të ndërsjelltë dhe anëtarësim të Kosovës në OKB. Është momenti i fundit për ne si bartës të institucioneve të Kosovës që të reflektojmë karshi kërkesës dashamirëse amerikane për ta pezulluar taksën dhe hapur rrugë mundësisë për të arritur një marrëveshje gjatë këtij viti. Përgjatë përvojës time pesëmbëdhjetë vjeçare në politikë, fatkeqësisht, ndodhemi në pikën më të ulët të marrëdhënieve Kosovë-SHBA dhe ky duhet të jetë shqetësim për politikën dhe shoqërinë në Kosovë. Kurrë nuk duhet ta vendosim në pikëpyetje mbështetjen amerikane dhe partneritetin me ta’ ka shkruar Hoxhaj në Facebook./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë