Loading…

Hoxhaj reagon ndaj deklaratave të ministrit serb: Provokime, kishat e xhamitë i takojnë Kosovës

  • 13/08/2019 | 23:02

Hoxhaj reagon ndaj deklaratave të ministrit serb: Provokime, kishat e xhamitë i takojnë Kosovës

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Kulturës së Serbisë, Vladan Vukosalevic, i cili e kishte quajtur ‘provokim’ një liturgji të mbajtur kohë më parë në një kishë katolike në Novobërdë, shkruan Gazeta Metro.


Hoxhaj, përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur qesharake deklaratën e Vukosavlevic ‘për përvetësimin e kishës serbe’ në Novobërdë.

Ai i ka kujtuar atij se politika serbe në lojërat e veta karshi shqiptarëve shpesh ka manipuluar me faktet.

Postimi i plotë i Hoxhajt:

Obsesioni i Serbisë për të përvetësuar gjithçka e ka bërë atë shkaktare të sa e sa luftërave e konflikteve në Ballkan! Politika serbe në lojërat e veta karshi shqiptarëve të Kosovës shpesh i ka përfshirë edhe njerëzit e shkencës, duke manipuluar me faktet.

S’do mend se në shekullin e 14 e 15 prej kur daton Kisha e Novobërdës nuk kishim të bënim me kombe të krijuara, kështu që përvetësimi i saj si ‘serbe’ është qesharak!

Kishat, xhamitë, objektet tjera të trashëgimisë kulturore, historike e fetare të Kosovës i takojnë Kosovës dhe qytetarëve të saj!

Politizimi i kulturës, shkencës, historisë, sot, është lojë qesharake e absurde që bën Serbia! Kosova është fakt i kryer./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë