Loading…

Hoxhaj reagon pas aneksimit të kundërligjshëm rus të territoreve të Ukrainës

  • 30/09/2022 | 17:19

Hoxhaj reagon pas aneksimit të kundërligjshëm rus të territoreve të Ukrainës

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas aneksimit të paligjshëm të Rusisë ndaj territoreve të Ukrainës, duke thënë se duhet të mbështetet sovraniteti dhe integriteti territorial për të kundërshtuar mendësinë e shekullit të 19-të të Rusisë që synon të mbajë peng Evropën.


Përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, Hoxhaj ka shkruar se Krimea, Kherson, Zaporizhzhia, Donetsk dhe Luhansk janë Ukrainë.

“Krimea, Kherson, Zaporizhzhia, Donetsk dhe Luhansk janë #Ukrainë.”

I bashkohem demokracive që refuzojnë aneksimin e paligjshëm të territorit të Ukrainës. Duhet të qëndrojmë në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial për të kundërshtuar mendësinë e shekullit të 19-të të Rusisë që synon të mbajë peng Evropën.”, shkruan Hoxhaj në Twitter.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë