Loading…

Hoxhaj: Rendi kushtetues u përmbys, Kosova është në anarki

  • 08/08/2026 | 08:57

Hoxhaj: Rendi kushtetues u përmbys, Kosova është në anarki

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka reaguar pas dështimit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës brenda afatit kushtetues.


Hoxhaj e ka cilësuar situatën si një përmbysje të rendit kushtetues, duke kritikuar zhvillimet e fundit rreth konstituimit të legjislativit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka thënë se dita e fundit për konstituimin e Kuvendit ka kaluar pa u mbajtur seanca, ndërsa vazhdimi i saj është caktuar për sot.

Sot ishte dita e fundit për konstituimin e Kuvendit. Dyert u mbyllën dhe seancë nuk pati. Rendi kushtetues u përmbys. Kosova nuk është më demokraci dhe nga nesër jemi në anarki”, ka shkruar Hoxhaj.

Afati 30-ditor për konstituimin e Kuvendit ka përfunduar më 7 gusht, ndërsa procesi ka mbetur ende i papërfunduar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë