Loading…

Hoxhaj: Serbia hegjemoniste po e kërcënon paqen në Kosovë dhe Ballkan

  • 06/08/2022 | 19:26

Hoxhaj: Serbia hegjemoniste po e kërcënon paqen në Kosovë dhe Ballkan

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, tani nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj ka marr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Lidershipit në Tiranë. Në fjalimin e tij ka thënë se Serbia hegjemoniste po e kërcënon paqen në Kosovë dhe Ballkan, shkruan Gazeta Metro.


Aktualisht nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Hoxhaj, përmes një statusi në rrjetin social tha se dilemat e sigurisë dhe kërcënimi i paqes në Ballkan, nuk janë rikthyer vetëm për shkak të luftës në Ukrainë, por janë pasojë e mospërmbylljes së plotë të konflikteve në rajon.

“Paqja po kërcënohet për shkak të shovenizmit serb dhe politikës hegjemoniste, sikurse tregojnë ngjarjet në veri të Kosovës, tensionet në Bosnje dhe ballafaqimi i ri me Kishën serbe në Mal të Zi!”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka shtuar se përmbyllja e shtetësisë së Kosovës me anëtarësim në OKB, përshpejtimi i integrimit evropian të rajonit dhe anëtarësimi në NATO i Kosovës dhe Bosnjes janë gurthemele për evitimin e konfliktit në Ballkan.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë