Loading…

Hoxhaj: Shkarkimi bordit të RTK-së, tendencë për kontrollim të mediave dhe vullnetit politik nga Kurti

  • 22/06/2021 | 13:32

Hoxhaj: Shkarkimi bordit të RTK-së, tendencë për kontrollim të mediave dhe vullnetit politik nga Kurti

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për shkarkimin e bordit të RTK-së, duke thënë se kjo qeveri me prirje autoriare po synon t’i kontrollojë mediat dhe opinionin publik.


Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka shkruar se nxitja për shkarkimin e kryetares së KQZ-së, Valdete Daka dhe shkarkimi i bordit të RTK-së vëjnë në pah mashtrimet politike në mungesë të një programi të mirëfilltë qeverisës.

Postimi i plotë i Hoxhajt:

Qeveritë me prirje autoritare synim dhe qëllim kanë kontrollimin e vullnetit politik, mediave dhe të opinionit publik. Fatkeqësisht, këtë manual po e zbaton me përpikmëri Qeveria Kurti II. Edhe pse e dalë nga një proces zgjedhor demokratik dhe shembull për rajonin, puna e parë që bëri Albin Kurti ishte nxitja e shkarkimit të kryetares së KQZ-së, Valdete Daka. Sot, ai shkarkoi edhe bordin e RTK-së, duke i dhënë edhe një goditje tjetër medias dhe fjalës së lirë në vend. Atë që e kemi paralajmëruar si PDK edhe po ndodhë, dy gjëra do ta karakterizojnë këtë Qeveri: Mashtrimet politike në mungesë të një programi të mirëfilltë qeverisës dhe autoritarizmi, si e vetmja metodë të cilën ata e njohin. /gazetametro.net 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë