Loading…

Hoxhaj-studentëve të Tel Avivit: Tensionet në veri po bëhen për kontrollimin territorial

  • 02/06/2023 | 10:51

Hoxhaj-studentëve të Tel Avivit: Tensionet në veri po bëhen për kontrollimin territorial

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, po zhvillon një vizitë zyrtare në Izrael, nga ku ka treguar se ka mbajtur edhe një ligjëratë në Universitetin Reichman në Tel Aviv.


Përmes një shkrimi në Twitter, Hoxhaj ka ndarë pjesë të ligjëratës së tij me studentët e Institutit për Diplomaci dhe Politikë të jashtme “Abba Eban” në Universitetin Reichman, në Tel Aviv.

Aty ai ka thënë se tensionet në veri nuk kanë të bëjnë me udhëheqjen politike e komunave, por me kontrollimin e asaj pjese të Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë.

“Politika e Serbisë ndaj Kosovës nuk ka të bëjë me njerëzit, me komunitetin serb dhe jetën e tyre, por me territorin! Prandaj, tensionet e fundit nuk kanë të bëjnë me atë se kush politikisht udhëheq komunat, por kush kontrollon territorialisht ato! Kjo është politikë hegjemoniste, e cila ka humbë në vitin 1999 me çlirimin e Kosovës, dhe në 2008-ën, me pavarësinë”, ka shkruar Hoxhaj.

Tutje, ai ka thënë se BE-ja ka nxjerrë një mësim nga Ukraina se “në çfarë bote jetojmë ne kur fqinj i madh kërcënon apo sulmon”, “por jo në Ballkan, ku Serbia ndërhyn dhe destabilizon çdo shtet përreth saj në rajon. Mendoj se një mësim i tillë është me rëndësi edhe në Lindjen e Mesme dhe globalisht”.

Deputeti i PDK-së gjithashtu ka kritikuar BE-në, duke u shprehur para studentëve në Izrael se “BE-ja është duke vlerësuar Serbinë dhe Vuçiqin, duke pritur që ai mund të jetë një pro-evropian derisa ai ndjek shembullin e Putinit drejt një autoritarizmi dhe kur Serbia i ngjan më shumë Rusisë se BE-së”.

“Zgjidhja e plotë e raporteve Kosovë-Serbi është vetëm përmes njohjes së ndërsjellë”, ka potencuar Hoxhaj në këtë ligjëratë.

Ish-ministri i Jashtëm, që është edhe nënkryetar i Kuvendit, gjatë kësaj vizite ka takuar edhe shumë politikanë dhe udhëheqës të shtetit izraelit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë