Loading…

Hoxhaj takon Kancelaren Merkel, mbështetja gjermane për Kosovën duhet të vazhdojë

  • 12/07/2017 | 21:51

Hoxhaj takon Kancelaren Merkel, mbështetja gjermane për Kosovën duhet të vazhdojë

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot kancelaren gjermane, Angela Merkel.


Hoxhaj ka falënderuar kancelaren Merkel për mbështetjen e saj dhe të Gjermanisë për Kosovën, pavarësinë dhe shtetndërtimin në gjithë këto vite.

Në takimin me Merkel, Hoxhaj ka shprehur nevojën për të vazhduar përkrahjen e Gjermanisë për Kosovën dhe rajonin në këto kohë të vështira dhe të paqëndrueshme.

Hoxhaj ka theksuar se mbështetja e Gjermanisë për Kosovën ështe e rëndësisë së jashtëzakonshme, ndërsa edhe ka ftuar kancelaren Merkel që të vijë për vizitë në Kosovë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë