Loading…

Hoxhaj thirrje për tolerancë dhe paqe në urimin për Krishtlindjet Ortodokse

  • 06/01/2017 | 20:03

Hoxhaj thirrje për tolerancë dhe paqe në urimin për Krishtlindjet Ortodokse

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka uruar të gjithë besimtarët e besimit ortodoks për festën e Krishtlindjeve Ortodokse.


Në mesazhin e urimit, Hoxhaj ka thënë se festa e Krishtlindjes përçon mesazhe të fuqishme të tolerancës, paqes dhe mirëkuptimit mes njerëzve pa dallim, ndërsa ka shprehur urime të përzemërta.

“Urimet më të përzemërta për festën e Krishtlindjeve, të gjithë besimtarëve të besimit ortodoks. Mesazhet e fuqishme që përcjell festa e Krishtlindjeve, paqja, toleranca e mirëkuptimi mes njerëzve, pa dallim, të jenë pjesë e jetës së përditshme të të gjitha familjeve”, ka thënë ministri Hoxhaj./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë