Loading…

Hoxhaj thotë se është shqetësuese armatosja e Serbisë

  • 08/02/2017 | 16:02

Hoxhaj thotë se është shqetësuese armatosja e Serbisë
Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj në takimin me Komisionin për Punë të Jashtme me ç’rast ka informuar këtë komision për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pas provokimeve të fundit që kanë ardhur nga Serbia në drejtim të Kosovës, shprehu një shqetësim tjetër në lidhje me veprimet e këtij shteti.

Ai u shpreh i shqetësuar në lidhje me rritjen e potencialit ushtarak dhe armatimit të Serbisë, që ka ndodhur kohëve të fundit.

Hoxhaj tha se edhe kryeministri serb Vucic në vizitat që ka pasur gjatë muajit janar ka folur për armët dhe aeroplanët që ka blerë shteti serb.

“Shqetëim yni i ri që dua ta ndaj me ju në terma të përgjithshëm është që Serbia po e rrit potencialin e saj ushtarak dhe po armatoset. Vetë Vuçiq në vizitat e tij jashtë Serbisë në janar të këtij viti, flet për armët dhe aeroplanët e rinj që janë blerë nga shteti serb. Pra, bilanci i forcave ushtarake serbe nuk është i njëjtë siç ka qenë para disa muajsh”, ka deklaruar Hoxhaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë