Loading…

Hoxhaj zhvilloi takim me një delegacion egjiptian

  • 28/02/2017 | 17:16

Hoxhaj zhvilloi takim me një delegacion egjiptian

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur në takim, sot, një delegacion zyrtarësh të lartë nga Republika Arabe e Egjiptit, ku morën pjesë ish Ministri i Jashtëm i këtij shteti, tani deputet në parlamentin egjiptian Mohamed Elorabi, si dhe ish-këshilltari i presidentit të atjeshëm, gazetar në televizionin kombëtar të Egjiptit Ahmed Elmoselmany.


Siç bën të ditur komunikata e Ministrisë së Jashtme, Ministri Hoxhaj gjatë takimit ka folur për bashkëpunimin kulturor në mes të Kosovës dhe Egjiptit, i cili ka thënë që është një aset me potencial për zhvillim në të dyja vendet. Është biseduar, po ashtu, për shkëmbimin e diplomatëve të rinj nëpërmjet akademive diplomatike të Ministrive të Jashtme të Kosovës dhe të Egjiptit.

Hoxhaj ka vënë në pah se Kosova duhet të merret si shembull i mirë për paqe dhe siguri në rajon, transmeton gazetametro.net

“Kosova është shembulli më i mirë se si një shtet i ri është shembull i sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.”, ka thënë Hoxhaj. “Biseduam edhe për shkëmbimet kulturore që mund t’i kemi si vende me kultura të lashta dhe njëkohësisht, diskutuam se si ta bëjmë shkëmbimin e diplomatëve të rinj nëpërmjet akademive tona diplomatike”, ka shtuar ministri Hoxhaj. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë