Loading…

Hoxhë Drilon Gashi emërohet këshilltar i Glauk Konjufca

  • 29/06/2021 | 16:23

Hoxhë Drilon Gashi emërohet këshilltar i Glauk Konjufca

Imami nga Peja Drilon Gashi është emëruar këshilltar në Kabinetin e Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.


Gazeta Online ‘Reporteri.net’ ka provuar të marrë konfirmim nga Kuvendi i Kosovës për angazhimin e Gashit në zyrën e Kryeparlamentarit, por nuk ka marrë përgjigje zyrtare.

As hoxha Drilon Gashi nuk ka qenë i gatshëm të flasë për këtë çështje, i kontaktuar nga Reporteri.net. Derisa, të dhënat e tij ende nuk janë bërë publike tek seksioni i këshilltareve të Kryekuvendarit në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës.

Megjithatë, siç merr vesh Gazeta Online ‘Reporteri.net’, angazhimi i teologut nga Peja, si këshilltar, në kabinetin e Kryeparlamentarit Glauk Konjufca ka nisur nga kjo javë.

Ndryshe, Drilon Gashi, është një nga imamët më të njohur në vend, dhe gjithashtu vlerësohet si teolog dhe ligjërues i moderuar i islamit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë