Më 6 mars, Federata e Motoçiklizmit e Kosovës, së bashku me Klubin “Dardanët” dhe Klubin e Aeronautikës “Shqiponjat e Kastriotit”, do të organizojnë një parakalim motoristik dhe aktivitet paragllajdizmi për të nderuar Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton Gazeta Metro.
Ngjarja mbahet nën moton “Ta nderojmë historinë tonë të lavdishme” dhe ka për qëllim përkujtimin me dinjitet të sakrificës dhe historisë kombëtare.
“Ky aktivitet ka për qëllim përkujtimin me dinjitet të sakrificës dhe historisë sonë kombëtare, duke bashkuar komunitetin e motoristëve dhe sportdashësve në një organizim të përbashkët simbolik”, thuhet në një njoftim të Federatës së Motoçiklizmit të Kosovës.
Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje të gjerë, duke theksuar se eventi është një mundësi për të përkujtuar trashëgiminë e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përmes sporteve dhe bashkëpunimit komunitar./gazetametro.net