Ky është momenti dramatik kur një emigrant shqiptar, që kishte hyrë ilegalisht në Britani, kapet nga një grup ‘gjahtarësh pedofilësh’ pasi kishte tentuar të takonte një 14-vjeçare për të pasur marrëdhënie seksuale.
Sipas Daily Mail, Eduart Matranxhi, 22 vjeç, besonte se po fliste me dy vajza shkolle në internet, kur la një takim për seks.
Por ai nuk e dinte se në fakt nuk ishin vajza ato me të cilat po fliste, por “Gardianët e Veriut”, një grup vigjilentësh që ekspozojnë pedofilët. 22-vjeçi u kishte shkruar ‘vajzave’, duke i pyetur nëse donin të bënin seks, duke shtuar: “Ju jeni 14 vjeç, mund të përfundoj në burg për këtë”.
Vigjilentët e mbajtën përtokë derisa mbërriti policia dhe e arrestoi. Avokati mbrojtës i shqiptarit tha se ai mund të depërtohet.
Matraxhiu mbërriti në Angli me një kamion. Një gjykatë e ka dënuar shqiptarin me 12 muaj.