Loading…
Kanuni ende në funksion: Dy raste vdekjeje tragjike, dy falje gjaku
  • 24/04/2019 | 19:14

Kanuni ende në funksion: Dy raste vdekjeje tragjike, dy falje gjaku

Dje i është dhënë lamtumira e fundit 27 vjeçarit Visar Behramit, i cili u gjet i vdekur pas shembjes së hotelit ‘Adriatik’ në Mitrovicë. Ndërsa sot në varrezat e Dragodanit iu dha lamtumira e fundit 28 vjeçares, Remzije Kamberi-Krasniqi e cila u vra nga vjehrri i saj, Hasan krasniqi, transmeton Gazeta Metro.


Të dy familjet, Behrami dhe Kamberi falën gjakun për vdekjet në këto dy ngjarje tragjike.

Familja e të të riut, Visar Behramit nga Mitrovica dje i falu gjakun familjes Hajrizi për vdekjen e djalit të tyre, pavarësisht se familjarët e tij kanë thënë se, Behrami ka qënë duke punuar pa kontratë pune, dhe pa sigurim.

Kështu tha dje, Azemine Behrami, nëna e Visar Behramit, punëtorit që vdiq dje në vendin e punës në Mitrovicë ka treguar momentin e fundit të ndarjes me djalin e saj.

“10 euro në ditë ishte mëditja që tashmë i ndjeri Visar Behramaj merrte për punën fizike që bënte në kompani, djali punonte pa kontratë dhe pa sigurim shëndetësor”, ka thënë nena e tij.

Visar Behrami nga Mitrovica humbi jetën nën gërmadhat e pjesës së shembur të Hotelit ‘Adriatiku’ në Mitrovicë.

Ndërsa sot edhe familja Kamberi i fali gjakun familjes Krasniqi, ku nga vjehrri i saj Hasan Krasniqi i cili vrau gjithashtu edhe gruan e tij Hysnije Krasniqin dhe në fund edhe veten. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë