Loading…

Moderatori shqiptar shërohet nga COVID-19

  • 09/08/2020 | 12:05

Moderatori shqiptar shërohet nga COVID-19

Moderatori Bledi Strakosha është një nga personazhet e njohur të ekranit që rezultoi pozitiv me COVID-19.


Rreth dhjetë ditë më parë Bledi zbuloi se testi i tij kishte dalë pozitiv për Covid-19, e duke qënë në atë gjendje bëri thirrje për respektimin e masave dhe i kërkoi ndjekësve të bënin kujdes për shëndetin e tyre.

Mirëpo duket se pas disa ditësh betejë me virusin, moderatori i njohur jep lajmin se e ka mundur Covid-19.

Ai thotë se ka rezultuar negativ në të gjitha kontrollet që ka bërë, ndërkohë që tregon se përballja me virusin nuk ishte e lehtë, por gjithsesi më pas e vështirë se e atyre që janë shtruar në spitale.

Në një intervistë paraprake për mediat në Shqipëri, moderatori Strakosha kishte zbuluar se skaneri i ka nxjerrë një dëmtim të lehtë të mushkërivë nga virusi duke bërë thirrje që niveli i vigjilencës të jetë i lartë nga secili.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë