Loading…
Viti 2050 do të sjellë shumë qytete që lundërojnë
  • 09/04/2019 | 22:57

Viti 2050 do të sjellë shumë qytete që lundërojnë

Parashikimet aktuale tregojnë se deri në vitin 2050, 90% e qyteteve më të mëdha të botës do të ekspozohen ndaj deteve në rritje. Shumica dërrmuese e qyteteve bregdetare do të ndikohen nga erozioni bregdetar dhe përmbytjet, duke zhvendosur miliona njerëz, duke shkatërruar shtëpitë dhe infrastrukturën.


Meqenëse kërcënimi i ndryshimeve klimatike po rrezikon, Kombet e Bashkuara sapo kanë pranuar një koncept të qyteteve lundrues, si një zgjidhje e mundshme për zonat urbane në fjalë.

Ajo që dikur shihej si një projekt i kushtueshëm për miliarderë, këtë herë është paraqitur nga një grup arkitektësh dhe inxhinierësh si një plan i përballueshëm. Firma e arkitekturës “BIG” ka hartuar konceptin e quajtur “Oceanix City”, i cili është zbuluar këtë javë në një tryezë të rrumbullakët në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Koncepti futurist është përshkruar si tërësisht i qëndrueshëm, ndërkohë që thuhet se përballon përmbytjet, cunamet dhe uraganet e kategorisë 5. Sipas planeve, gjashtë fshatra lidhen për të formuar një qytet prej 10,000 banorësh, duke ndihmuar popullsinë  kërcënuar nga ngjarjet ekstreme të motit dhe  ngritja e niveleve të detit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë