Loading…

Huawei i përgjigjet bllokimit të Google

  • 21/05/2019 | 10:16

Huawei i përgjigjet bllokimit të Google

Gjiganti i motorit të kërkimit online Google, në përgjigje të kërkesave të Administratës së presidentit amerikan Donald Trump, tha se t’i ndalojë Huaweit përdorimin e sistemit operativ Androidit me shërbimet e Google Play Store, transmeton Gazeta Metro.

Menjëherë pas lajmit, kompania kineze e telekomunikimit dha një reagim i cili më shumë sesa përgjigje jep pyetje të reja në mendje. Huawei tha se ka dhënë një kontribut të çmuar për zhvillimin e Androidit dhe premtoi që pavarësisht kësaj do të vazhdojë të ofrojë përditësime sigurie për telefonat e saj shitur në çdo pjesë të botës, përcjell Telegrafi.

Sipas kompanisë, ky premtim mbulon të gjithë telefonat e shitur deri më sot dhe ato që janë ende në stoqe në mbarë botën.

Vetë Google tha se përdoruesit ekzistues të telefonave Huawei do të mbajnë qasjen në Play Store dhe të kenë mundësi të përditësojnë aplikacionet, pavarësisht kësaj mbetet për t’u parë.

Përdoruesit e Huaweit kanë ngelur me shpresën se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina do të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të zgjidhin luftën e tyre tregtare e cila ka qenë edhe arsyeja kryesore e vendosjes së kompanisë në listën e zezë të Qeverisë amerikane. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë