Loading…
Huawei nxit njerëzit të blejnë telefonë të rinj
  • 31/03/2019 | 14:03

Huawei nxit njerëzit të blejnë telefonë të rinj

Kompania e telefonave Huawei ka pasur shitje me shifra marramendëse muajt e fundit, transmeton Gazeta Metro.


Ditën e djesdhme Huawei publikoi shitjen e madhe të smartfonëve dhe rritjen me 19.5% të të ardhurave vjetore në vitin 2018.

Kompania theu rekordin për herë të parë me 100 miliadë dollarë të ardhura. Fitimi u rrit me 25% në afro 9 miliardë dollarë.

Ndërsa kërkesa e dobët për smartfonë në Kinë ka dëmtuar fitimet e Apple dhe Samsung, Huawei po shkëlqen falë serive P dhe Mate.

Në terësi biznesi i smartfonëve u rrit me 45% ku tregu Kinez udhëheq. Ky biznesi zuri 52 miliardë dollarë të ardhura, pothuajse gjysmën e të ardhurave totale prej 107 miliardë dollarë.

Por jo i gjithë raporti ishte pozitiv. Biznesi i pajisjeve të telekomunikacionit për herë të parë ra me 1.3% për shkak të presionit Amerikan për të ndaluar aleatët nga blerja e teknologjisë 5G të kompanisë.

Australia ka marrë masa për këtë dhe Britani mundet ti bashkohet. Në SHBA Huawei përballet me akuza kriminale që nga vjedhjet e teknologjisë së kompanive Amerikane deri tek shkelja e sanksioneve ndaj Iranit.

Huawei mohon secilën prej tyre. Sot bosi i Huawei Guo Ping tha se suksesin i kompanisë e nxjerrë qeverinë Amerikane me një sjellje prej humbësi./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë